RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia në Prishtinë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve

policia-ne-prishtine-kerkon-bashkepunimin-e-qytetareve-per-identifikimin-e-dy-te-dyshuarve

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Vjedhje grabitqare”, që ka ndodhur më 05.02.2024, në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Related posts

Shtëpia e Bardhë zgjeron qasjen në internet të shpejtë me kosto të ulët

admin

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa COVID-19

admin

Kosova dhe Turqia lidhin marrëveshje në fushën ushtarake

admin