RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Kosova dhe Turqia lidhin marrëveshje në fushën ushtarake

kosova-dhe-turqia-lidhin-marreveshje-ne-fushen-ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Republikën e Turqisë ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. Mehaj ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej.

“Jemi duke punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës. Ministri Akar shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit. Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë. Gjithashtu, kemi zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit, Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso, Aimé Berthelemy Simporé”, ka shkruar ai.

 

Related posts

E akuzoi për krime kundër njerëzimit, Kina me tone të ashpra kundër OKB-së

admin

Besimtarët muslimanë falin namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa

admin

Patriarku rus Kirill: Kisha Ortodokse e Ukrainës po përdoret si ‘mjet për nxitje të armiqësisë ruso-ukrainase’

admin