RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla dhe Haxhiu vizituan Policinë e Kosovës, ofrojnë mbështetje për hetimin e krimeve të luftës

svecla-dhe-haxhiu-vizituan-policine-e-kosoves,-ofrojne-mbeshtetje-per-hetimin-e-krimeve-te-luftes

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Fokusi i vizitës së ministrave, përveç tjerash, ishte te Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, për të parë nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e kësaj drejtorie në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të cilët kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë.

“Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet e luftës përfshirë dhunën seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, u vlerësua se duhet shtuar edhe më tej angazhimi i përbashkët i hetimit, arrestimit dhe procedimit penal të të gjitha rasteve të krimeve të luftës tek organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se në takim u ritheksua zotimi për të mos reshtur së hetuari e kërkuari drejtësi për krimet e luftës, si dhe u ofrua mbështetje e plotë ndaj Policisë së Kosovës.

Related posts

Seanca për Kosovën, SHBA kritika Serbisë në Këshillin e Sigurimit: Nuk ka asnjë përpjekje për arrestimin e Radoiçiç!

admin

Nuk ka energji elektrike në Gaza për 52 ditë, thotë një përditësim i OKB-së

rezart morina

Arrestohen dy persona në Jarinjë, tentuan të futen në Kosovë me pasaporta ruse nga Serbia

admin6