RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen dy persona në Jarinjë, tentuan të futen në Kosovë me pasaporta ruse nga Serbia

arrestohen-dy-persona-ne-jarinje,-tentuan-te-futen-ne-kosove-me-pasaporta-ruse-nga-serbia

Janë arrestuar dy persona në Jarinjë, të cilët me pasaporta ruse kanë tentuar të hyjnë në territorin e Kosovës.

Sipas Policisë, ata nuk kishin viza të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit kanë ardhur nga Nishi i Serbisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“SPK Jarinje 05.05.2024-20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës. Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Related posts

“Vuçiç na kërcënoi pak ditë më parë”/ Ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën, Kurti publikon pamjet: Kjo nuk është normale (VIDEO)

admin

Ghannouchi, lideri i burgosur i opozitës tuniziane dhe ish-kryetar i parlamentit, ka nisur grevë urie tre-ditore

rezart morina

Miratohet rezoluta që i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës në OKB

admin