RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia tregon lokacionet ku u gjet armatimi në veri

policia-tregon-lokacionet-ku-u-gjet-armatimi-ne-veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me armatimin që u gjet dje në veri, që ishte fshehur nga pjesëtarët e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Policia thotë se një pjesë e armatimit është gjetur në një pusetë kanalizimi, mbrapa një ndërtese në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut.

“Nga njësia e hetimeve rajonale, mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi, ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Ndërkohë që pjesa tjetër është gjetur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Çeta e Minatorëve”.

“Rr. Çeta e Minatorëve, Mitrovicë Veri 14.06.2024-16:30. Është raportuar se nga njësia e hetimeve, në një shtëpi të pa banuar, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

Related posts

Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësim në Këshill të Evropës

RTI

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës

admin

Kardinali katolik dënon “vrasjen me gjakftohtësi” të dy grave nga snajperi izraelit në një kishë në Gaza

admin