RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Imami i Qa’bes lutet për “Pa’lestinën dhe Me’sxhid Al-Ak’sanë” në hutben e Bajramit

imami-i-qa’bes-lutet-per-“pa’lestinen-dhe-me’sxhid-al-ak’sane”-ne-hutben-e-bajramit

Imami i Qabes Sheikh Abdul-Rahman Al-Sudais në hutben e Kurban Bajramit është lutur për mbështetje ndaj Palestinës dhe çlirimit të Mesxhid Al-Aksasë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, Al-Sudais në predikimin e tij të Bajramit ka thënë: “O Allah, ruaje Xhaminë Aksa nga sulmet e agresorëve dhe zullumi i sionistëve pushtues. O Allah bëje Al-Aksanë të shenjtë deri në Ditën e Gjykimit. O Allah, jepi fitoren vëllezërve tanë në Palestinë”.

Mesxhid Al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibla e parë e muslimanëve.

Hebrenjtë po kryejnë gërmime në këtë kompleks nën pretendimin aty gjendej i ashtuquajturi “Tempulli i Solomonit”.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Më pas aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Kompleksi i Mesxhid Al-Aksasë gjendet nën mbrojtjen e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit.

Related posts

Kryeqyteti i Bosnjës tregon mbështetje për Palestinën

admin6

Kremlini: Europa i përmend të drejtat e njeriut vetëm kur i intereson

admin

Ish-shefi i mbrojtjes greke: Greqia u mbajt në Eurozonë në këmbim të lejimit të më shumë bazave amerikane

rezart morina