RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vr’itet një tjetër gazetar pa’lestinez në Ga’za

vr’itet-nje-tjeter-gazetar-pa’lestinez-ne-ga’za

Një tjetër gazetar ka humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza, jepet informacioni lidhur me gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi sulmet e tij më 7 tetor 2023.

Në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës është vrarë gazetari Mahmoud Qasem i cili punonte për gazetën “Palestine”.

Më tej theksohet se është rritur në 151 numri i gazetarëve të vrarë palestinezë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet e Izraelit që nga 7 tetori 2023.

“Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhej në një deklaratë të publikuar më parë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 37.347 palestinezë, përfshirë të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 85.372 të tjerë.

Related posts

Osmani: Qëndrojmë pranë popullit të Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

admin

Michel: Sulmet me raketa në Kiev janë ‘krime lufte’

admin

KFOR-i Turk rinovon nëntë klasa në shkollën “Ymer Prizreni”

rezart morina