RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 37.372 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-37.372-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 37.372 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 256 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 3 “masakra”, ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 25 palestinezë dhe janë plagosur 80 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 37.372 ndërsa i të plagosurve në 85.452.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

“E djathta ekstreme pritet të fitojë”/ Analiza e DW: Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen politike të Francës! A mund të bashkëpunojnë Macron dhe Bardella?

admin

Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron politikanët të mos ndërhyjnë në vendimet e ushtrisë

admin

Mbi 1.500 hebrenj fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa – VIDEO

admin