RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet e NATO-s rritën shpenzimet e tyre për mbrojtjen

vendet-e-nato-s-rriten-shpenzimet-e-tyre-per-mbrojtjen

Sipas të dhënave të parashikuara për vitin 2024, shumica e vendeve të NATO-s kanë arritur objektivin për të ndarë më shumë se 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen, transmeton Anadolu.

NATO publikoi një raport që përfshin parashikimet e vitit 2024 në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes të vendeve aleate.

Sipas kësaj, shpenzimet e mbrojtjes të vendeve aleate arritën në 1.47 trilionë dollarë në total. Shpenzimet më të larta të mbrojtjes janë bërë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Türkiye, Holanda dhe Spanja.

– Objektivi për të ndarë të paktën 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen

Ndërsa vendi që ndau pjesën më të madhe të buxhetit për mbrojtjen, me 4.12 për qind është Polonia një nga vendet më të prekura nga lufta Rusi-Ukrainë.

Polonia e cila është fqinje me Bjellorusinë ku Rusia ka vendosur armë bërthamore, u pasua nga Estonia fqinji kufitar i Rusisë, me 3.43 për qind.

SHBA-ja u rendit pas Estonisë me 3.38 për qind.

Vetëm Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Luksemburgu, Italia, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja nuk arritën të përmbushin objektivin e NATO-s për të ndarë të paktën 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen.

Ka tërhequr vëmendjen se Türkiye ka lënë pas edhe Francën, një nga vendet që e arriti këtë objektiv. Ky objektiv u përcaktua nga NATO në Samitin e Uellsit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Pas luftës Rusi-Ukrainë që filloi në vitin 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergi u kushtoi rëndësi thirrjeve të tij për këtë çështje.

Në deklaratën e tij dje, Stoltenberg njoftoi se më shumë se 20 nga aleatët e NATO-s do të përmbushin objektivin prej 2 për qind këtë vit. Ai theksoi se vetëm 3 anëtarë të NATO-s investuan 2 për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje në vitin 2014, kur u vendos objektivi.

Related posts

Alarm në Gjermani, 300 zyrtarë të lartë bien viktima të sulmeve kibernetike ‘phishing’! Mes tyre presidentja e Bundestagut, dyshohet edhe për Merz! Autorët të lidhur me…

admin

OKB bën thirrje për ndihmë urgjente pas përmbytjeve në Somali

admin

Mbreti Salman fton Zelenskyyn si “mysafir nderi” në Arabinë Saudite, bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Muhamet Ramadani