RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri iz’raelit: Po përgatitemi për ceremoni të mëdha funerali për shkak të lu’ftës së mundshme me Li’banin

ministri-iz’raelit:-po-pergatitemi-per-ceremoni-te-medha-funerali-per-shkak-te-lu’ftes-se-mundshme-me-li’banin

Ministri i Shërbimeve Fetare izraelite, Michael Malchieli tha se ministria e tij po përgatitet për ceremoni të mëdha funerali për shkak të një lufte të mundshme me Libanin, transmeton Anadolu.

Malchieli në deklaratën për televizionin izraelit “Channel 14” tha: “Ministria e Shërbimeve Fetare, e cila është përgjegjëse për sistemin e varrimit, po përgatitet për skenarë në veri”.

Duke potencuar tensionet në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut në kufirin jugor të Libanit në javët e fundit, Malchieli tha: “Jo gjithçka mund të thuhet në studio, por ne po mbajmë takime në zyrë për t’u përgatitur për gjëra më të mëdha në veri”.

Ai iu përgjigj “pozitivisht” pyetjes nëse ministria po bënte përgatitje për varrim masiv për shkak të një lufte të mundshme në frontin verior, pa u futur në detaje.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hasan Nasrallah tha dje se një plan i madh sulmi kundër rajoneve veriore të Izraelit ishte në tavolinë nëse i imponohej lufta Libanit.

– Tensionet në “vijën e kaltër”

Tensionet janë përshkallëzuar javët e fundit në vijën kufitare midis Izraelit dhe Libanit, të quajtur “Vija e kaltër”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se “Hezbollahu në Liban ka gjuajtur më shumë se 5 mijë raketa, plumba antitank dhe dronë në Izrael që nga 7 tetori”.

“Sulmet në rritje të Hezbollahut na sjellin në prag të një përshkallëzimi më të gjerë. Ky është një përshkallëzim që mund të ketë pasoja shkatërruese për Libanin dhe rajonin”, tha ai.

Izraeli, i cili ka vazhduar sulmet e tij në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, po lufton me Hezbollahun libanez në kufirin verior.

Related posts

VIDEO/ Tragjedi në Kinë, të paktën 12 të vdekur nga shpërthimi brenda një dyqani fishekzjarresh! Pamje tronditëse nga vendngjarja

admin

Izraeli fillon sulmet ndaj Rripit të Gazës

admin

Vetëm 9% e britanikëve besojnë se Brexit është më shumë një sukses sesa dështim

admin