RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Kemi humbur komunikimin me ekipin tonë për shkak të sulmeve izraelite

gjysmehena-e-kuqe-palestineze:-kemi-humbur-komunikimin-me-ekipin-tone-per-shkak-te-sulmeve-izraelite

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se për shkak të sulmeve nga tanket izraelite ndaj qytetit Khan Younis kanë humbur komunikimin me ekipin në rajon, transmeton Anadolu.

“Tanket izraelite ndodhen pranë spitalit Al-Amal. Për shkak të sulmeve tokësore kemi humbur plotësisht komunikimin me ekipin tonë në Khan Younis”, thuhet në një deklaratë me shkrim të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Në anën tjetër edhe Brigadat Kassam njoftuan se kanë shkatërruar një tank izraelit në perëndim të Khan Younis me raketën anti-tank 105 milimetër Yasin.

Ushtria izraelite që nga orët e mëngjesit e deri më tani po kryen sulme nga ajri dhe nga toka në Khan Younis.

Related posts

Ukraina pretendon se ka rimarrë kontrollin e gati 90 për qind të qytetit strategjik Kupiansk në Kharkiv

admin

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Irfan Jahiu

Pakistan – Qindra viktima nga moti i keq

admin