RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Si rezultat i veprimeve gjenocidale të Milosheviqit, u bëmë refugjatë

osmani:-si-rezultat-i-veprimeve-gjenocidale-te-milosheviqit,-u-beme-refugjate

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve ka kujtuar se gjatë luftës së fundit në Kosovë mbi gjysma e popullsisë së Kosovës janë bërë refugjatë, siç ka thënë ajo, si rezultat i veprimeve gjenocidale të ish-presidentit të Serbisë Slobodan Milosheviq.

“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Milosheviqit”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Ajo ka thënë se do të luftojnë për të drejtat e refugjatëve kudo në botë.

“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në Ditën Botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo”, ka shkruar Osmani.

Related posts

Lajçak nis vizitat, sot në Beograd e nesër në Kosovë

admin

BE dënon sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara dhe Omanit: Të respektojë sovranitetin e vendeve të Gjirit

admin

Drejtori i policisë së shtetit të Pensilvanisë: Dy oficerë lanë pozicionet e tyre dhe u vunë në kërkim të atentatorit të Trump përpara se ai të qëllonte

admin