RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak nis vizitat, sot në Beograd e nesër në Kosovë

lajcak-nis-vizitat,-sot-ne-beograd-e-neser-ne-kosove

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të qëndrojë për vizitë në Beograd e Kosovë.

Në këtë vizitë emisari evropian pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Por para vizitës në Kosovë, Lajçak do të ndalet në Beograd ku do të zhvillojë takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Është kjo vizita e parë e të dërguarit të veçantë për dialog në këtë vit. Kjo vizitë, gjithashtu, po zhvillohet në periudhën kur procesi i dialogut është duke vegjetuar.

Theksojmë se takimi i fundit Kosovë-Serbi është zhvilluar më 14 shtator të vitit të kaluar.

Vizitat që do t’i bëjë Mirosllav Lajçak, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, do të jetë rast që sërish të kërkohet nga palët që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve përfshirë edhe aneksin e saj.

Related posts

Shqipëri, 13 shkurti shpallet ditë zie kombëtare në shenjë solidariteti me Turqinë

admin

FOTOLAJM/ Republikanët mbështesin ish-presidentin pas atentatit, shkojnë në takime me njërin vesh të fashuar si Donald Trump

admin

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme

admin