RTV AHIRETI
Lajme

Temperaturat e larta nuk e pengojnë protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës

temperaturat-e-larta-nuk-e-pengojne-protesten-e-opozites-para-bashkise-se-tiranes

Nga protesta para Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi paralajmëroi dokumente të tjera ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, për aferat korruptive, që sipas tij do ta mbajnë të hapur çështjen e tij. Sipas tij opozita nuk do të tërhiqet nga kjo kauzë dhe as nga protesta pavarësisht kushteve të motit.

“Erjon Veliaj këtë herë sharra të ka ngelur në gozhdë. Ne kësaj kauze do t’i shkojmë deri në fund sado të nxehta temperaturat, të nxehta dhe përvëluese do të jenë edhe dokumentet e reja. Nëse ka një tentativë të SPAK-ut për të amnistuar Erjon Veliajn pa merak se kemi dokumente për ta mbajtur çështjen hapur sa të doni ju ne këtë çështje nuk e dorëzojmë”.

Këlliçi denoncoi gjithashtu se landfilldi i Sharrës është në prag të kolasit mjedisor dhe nuk ka më vend për mbetjet.

“Jemi në prag të kolapsit mjedisor të landfilldin e Sharrës. Për shkak të vjedhjes makutërisë e babëzisë së Veliajt. Sot Nuk ka më vend të lirë për të depozituar mbetjet dhe në vend që Bashkia qeveria të merren me këtë çështje para dy javësh kanë paguar 1 milion euro inceneratorin që nuk ekziston. Dhe çfarë bën Prençi, Altin Dumani dhe SPAK-u?

Edhe pse nën temeratura ekstreme, opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijoi edhe këtë të premte protestën e 13-të para Bashkisë së Tiranës ku kërkojnë largimin e Erjon Veliajt. Sot protesta ka qenë me qetë se herët e kaluara, por nuk kanë munguar incidentet. Gazetari i A2 CNN Anesti Barjamemaj raportoi se janë hedhur molotovë drejt godinës së Bashkisë, duke rrezikuar jetën e një prej efektivëve të policisë.

“Sot nuk ka një gardh metalik para bashkisë, por vetëm policë si perimetër sigurie. Asnjë protestues nuk ka tentuar të çajë kordonin e policisë”, raportoi gazetari. /Telegrafi/

The post Temperaturat e larta nuk e pengojnë protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

admin

Biden nuk beson se Ne’tanyahu po bën mjaftueshëm për të siguruar marrëveshjen e pe’ngjeve

RTI

Kryeministri hungarez viziton Kievin për herë të parë nga fillimi i luftës

admin