RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri hungarez viziton Kievin për herë të parë nga fillimi i luftës

kryeministri-hungarez-viziton-kievin-per-here-te-pare-nga-fillimi-i-luftes

Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti sot në Kiev për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.

“Tema kryesore e takimit është mundësia e arritjes së paqes”, tha zëdhënësi hungarez Bertalan Havashi në një konferencë për media në Budapest, duke shtuar se Orban dhe Zelenskyy do të diskutojnë gjithashtu çështjet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Ukrainës.

Kjo është vizita e parë e Orbanit në Kiev që nga fillimi i konfliktit të armatosur në Ukrainë. Më herët, dy liderët patën një bisedë të shkurtër në margjinat e samitit të BE-së në Bruksel.

Zelenskyy e ftoi disa herë kryeministrin hungarez për vizitë në Kiev, por Budapesti e kushtëzoi vizitën me gjendjen e pakicës kombëtare hungareze në Ukrainë.

Kujtojmë se nga dje, Hungaria ka presidencën e radhës me Bashkimin Evropian, që do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti.

Related posts

Aksionet e ditëve të fundit të Speciales në Kosovë, OVL-ja organizon protestë

admin

Izraeli shkatërroi Xhaminë e Madhe Omari të shekullit XIV në Gaza

Muhamet Ramadani

Njërit prej terroristëve i prenë veshin dhe e detyruan ta hante, tjetrit i bënë goditje me elektroshok në organet gjenitale! Torturat e Rusisë ndaj të arrestuarve për sulmin në Moskë

admin