RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia mirëpret vendimin e Armenisë për njohjen e shtetit të Pa’lestinës

turqia-mirepret-vendimin-e-armenise-per-njohjen-e-shtetit-te-pa’lestines

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se ka mirëpritur vendimin e Armenisë për të njohur shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet: “Mirëpresim që Armenia, pas vendeve si Spanja, Irlanda, Norvegjia dhe Sllovenia ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës”.

Më tej në deklaratë thuhet se “Njohja e Palestinës është një nevojë e së drejtës, drejtësisë dhe ndërgjegjes ndërkombëtare dhe se kjo situatë është theksuar edhe më parë nga Turqia”.

Gjithashtu thuhet se Turqia do të vazhdojë të tregojë përpjekje në drjetimin që Palestinën ta njohin më shumë vende.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të ndarë nga agjencia zyrtare e lajmeve “Armenpress” të Armenisë, thuhej se shteti i Palestinës u njoh zyrtarisht nga Armenia.

“Armenia konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve dhe njeh shtetin e Palestinës”, thuhet në deklaratë.

Related posts

ATK: Për dy muaj 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore

admin6

Britani, dhjetëra mijëra infermiere në grevë mes krizës së kostos së jetesës

admin

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

admin