RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendje stabile pas reshjeve në Fushë Kosovë, qytetarët kërkojnë kompensim të dëmeve

gjendje-stabile-pas-reshjeve-ne-fushe-kosove,-qytetaret-kerkojne-kompensim-te-demeve

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Fushë Kosovës gjendja në terren është stabilizuar dhe ekipet janë duke bërë punën e tyre.

Mirëpo, reshjet e mëdha të shiut, shkaktuan dëme më së shumti në bujqësi.

Kështu ka bërë të ditur drejtori për shërbime publike dhe mjedis në këtë komunë, Ardit Sekiraqa.

Në një përgjigje me shkrim, Sekiraqa ka thënë se gjendja është mirë, duke theksuar se dëme më shumë ka shkaktuar në bujqësi.

“I kemi dërguar ekipet. Janë duke punuar vazhdimisht. Gjendja është duke u vlerësuar prej ekipeve dhe do të dalim më vonë. Situata nuk është e vështirë dhe nuk ka dëme të mëdha, mirëpo ato që janë po merremi individualisht me secilin. Dëmet më të mëdha janë në bujqësi, pasi ka pas edhe kokrrize”, thotë ai.

Ndërkaq, të shqetësuar nga këto dëme janë qytetarët, të cilët kërkojnë nga niveli qendror të ndajë më shumë mjete për këto raste.

Banori i kësaj komune, Bashkim Spahiu derisa ka treguar për dëmet, ka theksuar se më së shumti dëme ka shkaktuar tek kulturat bujqësore, për çfarë ka kërkuar nga niveli qendror të ndajë më shumë buxhet në këtë drejtim.

“Ka pasoja, ka bërë dëm të madh, ka vërshuar disa objekte banesore dhe disa bodrume, dhe kulturat bujqësore i ka prish…Nuk e di nëse komuna ka buxhet (të ndihmojë), por duhet niveli qendror”, tha Spahiu.

Se gjendja ka qenë e rënduar e thotë edhe qytetarja , Elmaida Morina.

“Po ka pas, sidomos në bodrum… është mirë të ndahen sepse është mirë të ketë më shumë siguri…niveli qendror duhet të ndajë buxhet për këto raste, siç janë vërshimet”, tha Morina.

Edhe qytetari, Sherif Kosova ka thënë se gjendja e mbrëmshme ka shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit.

“Kish pas e ish kon tu ra koxha shumë shi, mezi jemi dalë me veturë…Prej Sllatinës kemi bërë rreth 1 orë e gjysmë deri në Fushë Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë, vërshime gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në disa lagje në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka lutur qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasdites dhe ka sugjeruar institucionet publike dhe private të lirojnë punëtorët më herët nga puna, për të shmangur trafikun e rënduar në orët e pasdites meqë sipas tij parashihen shira me intensitet të lartë sikur dje.

Rama ka shkruar në Facebook se pas reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë pasdites së djeshme, kanë dal në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë në pikat kyçe, në mënyrë që të evitohen dëmet në raste të ngjashme.

Derisa Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se përkundër reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujërave të zeza, deri në këto momente nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore dhe dëme të tjera materiale.

Sipas një njoftimi, uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar.

Related posts

E rëndë në Francë/ Zjarri shkrumbon pallatin, 7 viktima. Mes tyre 3 fëmijë

admin

OKB: Musk të respektojë të drejtat e njeriut në Twitter

admin

Ministria e Jashtme e Rusisë: Lavrov dhe Fidan do të takohen së shpejti

rezart morina