RTV AHIRETI
Lajme

Rama: Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve në Shqipëri do të jetë 950 euro në muaj

rama:-nga-1-korriku-rroga-mesatare-e-mesuesve-ne-shqiperi-do-te-jete-950-euro-ne-muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se që nga 1 korriku, rroga mesatare e mësuesve në Shqipëri do të jetë 950 euro në muaj.

“Nga 1 korriku rriten pagat e mësuesve. 950 euro paga mesatare”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Ai është shprehur se kjo ka ndodhur falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit.

“Me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj”, ka shkruar tutje Rama.

The post Rama: Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve në Shqipëri do të jetë 950 euro në muaj first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Lëvizja palestineze Fatah bën thirrje për intensifikimin e rezistencës kundër Izraelit

admin

Gjermania dërgon kontingjent ushtarak në misionin paqeruajtës të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë

admin

Lavrov thotë se nuk ka pengesa për eksportin e grurit: Marrëveshja nuk na ndalon të sulmojmë infrastrukturën ushtarake

admin