RTV AHIRETI
Lajme

​S’ka kuorum, nuk vazhdon seanca plenare

​s’ka-kuorum,-nuk-vazhdon-seanca-plenare

Në mungesë kuorumi nuk është vazhdon sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Të pranishëm në sallën alternative ku është mbajtur seanca e sotme, kanë qenë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Paraprakisht, deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën plenare meqë nuk është mbështetur kërkesa për tërheqjen e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Komisionit të Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo seancë do të vazhdohet javën e ardhshme.

“Siç duket nuk do ta kemi kuorumin për sot, kështu që këtë seancë e vazhdojmë javën e ardhshme”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Në seancën e sotme plenare ishin paraparë mbi 30 pika të rendit të ditës.

The post ​S’ka kuorum, nuk vazhdon seanca plenare first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ish Presidenti Trump: Ndalimi i abortit në Arizona, i tepruar

admin

Osmani dhe USAID-i sot nënshkruajnë një marrëveshje në vlerë afro 35 milionë euro

admin

Qindra ekstremistë të djathtë të kërkuar për arrestim në Gjermani

admin