RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite bom’bardon tendat e pa’lestinezëve në Ra’fah, 11 të vrarë

ush’tria-iz’raelite-bom’bardon-tendat-e-pa’lestinezeve-ne-ra’fah,-11-te-vrare

Të paktën 11 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite ndaj tendave të të zhvendosurve në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite goditi tendat e palestinezëve të zhvendosur në rajonin Al-Mawasi në perëndim të qytetit Rafah.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, mësohet se 11 palestinezë humbën jetën dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën në sulmin në rajonin Al-Mawasi.

Sulmet vazhdojnë dhe se ushtria izraelite ka ngritur barrikada dheu përreth zonës.

Rajoni Al-Mawasi që shtrihet në qytetet Khan Younis dhe Rafah ishte ndër “zonat e sigurta” ku ushtria izraelite kërkonte të shkonin palestinezët të cilët i kishte detyruar më parë të migronin.

Palestinezët e zhvendosur përpiqen të jetojnë në kushte shumë të vështira në rajonin ku mungojnë infrastruktura, rrjetet e ujërave të zeza, linjat e energjisë elektrike, rrjetet e komunikimit dhe interneti. Njerëzit që lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan në këtë rajon po përjetojnë mungesë të madhe të ujit, ushqimit, pastrimit dhe shërbimeve shëndetësore.

Related posts

Paralajmëron ambasadori i Libanit: Nëse Iz’raeli na pushton do të përballeni me skena apokaliptike

rezart morina

Erdoğan zhvillon bisedë me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim

admin

Rritet numri i të vdekurve në Gaza

rezart morina