RTV AHIRETI
Lajme

Policia konfiskon si prova materiale posterët e Vuçiqit që u vendosën në veri

policia-konfiskon-si-prova-materiale-posteret-e-vuciqit-qe-u-vendosen-ne-veri

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me vendosjen e posterëve me fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.

Policia bënë të ditur se posterat janë larguar nga vendet ku ishin vendosur dhe të njëjtit janë marrë si prova materiale.

“Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.

Posterat me fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ishin vendosur të dielën në katër komunat në veri të Kosovës.

Të njëjtat ishin vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

Përveç fotografisë së Vuçiqit në to shkruhej edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”.

Lidhur me këtë rast reagoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili parlajmëroi se se nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa leje përkatëse, do të arrestohet.

The post Policia konfiskon si prova materiale posterët e Vuçiqit që u vendosën në veri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

O’Brien bisedon me Kurtin, SHBA-të presin përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

admin

Thaçi: Viktimat s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen

admin

I mituri palestinez vritet nga të shtënat e ushtrisë izraelite

admin