RTV AHIRETI
Lajme

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

ndihmoi-vajzen-e-saj-19-vjecare-te-kryente-abort-te-kunderligjshem,-prokuroria-deklarohet-per-rastin-ne-podujeve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku dyshohet se një grua ka ndihmuar vajzën e saj të kryente abort të kundërligjshëm, në muajin e shtatë.

Nënë e vajzë tashmë janë arrestuar nga policia, ndërsa Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha ajo.

Ulaj tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe të fazës hetimore në të cilën gjendet kjo çështje, nuk mund të japin informata tjera.

Ndryshe, në media u raportua se vajza e cila ka kryer abort është 19-vjeçare, dhe nëna e saj rreth 40 vjeç.

Policia konfirmoi sot se 19-vjeçarja kishte kërkuar tretman mjekësor në QKUK, dhe se ajo dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme./Telegrafi/

The post Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Lajçak: Me Kurtin biseduam për veriun dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

rezart morina

Netanyahu i kundërpërgjigjet kritikave amerikane për Gazën: Të papërshtatshme! Do të vendosë populli izraelit se kur do të mbahen zgjedhjet, nuk mund të na imponohet

admin

“Një epokë e re e aktivitetit sizmik”/ Publikohen pamjet e vullkanit që shpërtheu sërish në gadishullin e Islandës

admin