RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak: Pas zja’rreve në Erbil dhe Duhok qëndrojnë terr’oristët e PKK-së

irak:-pas-zja’rreve-ne-erbil-dhe-duhok-qendrojne-terr’oristet-e-pkk-se

Ministria e Brendshme e Irakut njoftoi se zjarret e fundit në Kirkuk, Erbil dhe Duhok janë shkaktuar nga anëtarë të organizatës terroriste PKK.

Zëdhënësi i MPB-së së Irakut, Mikdad Mousavi, në një deklaratë për media tha se, pas një hetimi gjithëpërfshirës për zjarret, është konstatuar se tre personat e arrestuar ishin anëtarë të PKK-së.

Pas zjarreve në Erbil dhe Duhok, një komision hetimor u krijua me udhëzimet e kryeministrit irakian Muhammad Shija al-Sudani, njoftoi Mousavi dhe tha se në një operacion të kryer në koordinim me Ministrinë e Brendshme të Qeverisë Rajonale kurde të Irakut (KRG), tre persona janë arrestuar, dy në Kirkuk dhe një në qytetin e Diyala.

Duke thënë se personat e arrestuar pranuan në deklaratat e tyre se kishin planifikuar të ndeznin zjarre në rajone të tjera, Mousavi tha:

“Pas këtyre veprimeve, ata planifikonin të sabotonin edhe tubacionin e naftës Kirkuk – Ceyhan në territorin e Irakut. Ata gjithashtu synuan të vënë zjarr në rajonet Shorca dhe Sadr, që janë qendrat tregtare të Bagdadit”.

Related posts

Erdoğan: Turqia është angazhuar për zgjidhjen e krizës së pengjeve midis Rusisë dhe Ukrainës – VIDEO

admin

Ambasadori izraelit në OKB: Palestinezët nuk e kanë të drejtë e kthimit

rezart morina

Zonja e Parë e Maqedonisë së Veriut: Dhuna në familje nuk është një çështje private, por shqetësim shoqëror

admin