RTV AHIRETI
Lajme

Shtyhet seanca për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

shtyhet-seanca-per-sali-berishen-dhe-jamarber-malltezin

Gjykata e Posaçme GJKKO shtyu për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2-mujor të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.

Kujtojmë që më 18 qershor gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të rrëzojë kërkesën e radhës të Sali Berishës e Jamarbër Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë, duke i lënë sërish në arrest shtëpie.

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkon që Berisha të qëndrojë nën masën e sigurimit arrest në shtëpi, ndërkohë që avokatët kërkojnë ndryshim mase.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv si pjesë e një hetimi gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. /Telegrafi/

The post Shtyhet seanca për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Patrulla Kufitare sheh një rënie prej 50 për qind të emigrantëve në kufirin jugor të SHBA

rezart morina

Shkatërrohet një laborator i kokainës dhe heroinës në Prishtinë

admin

Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

admin