RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

proteste-ne-veri-pas-arrestimit-te-dy-politikaneve-serbe

Serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të dy politikanëve serbë më 8 gusht.

Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës, shkruan REL.

Arrestimi i Arsenijeviqit dhe Vellkoviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Related posts

Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rezolutën e Gazës

admin

Huthit shënjestrojnë qytetin izraelit Eilat, një anije amerikane dhe një britanike

Muhamet Ramadani

I zhdukur që prej sulmit izraelit në Bejrut! Kush është Hashem Safieddine, kandidati për t’u bërë udhëheqësi i Hezbollahut pas vdekjes së kushëririt të tij

admin