RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i mbrojtjes turke takon homologun e tij saudit në Ankara

shefi-i-mbrojtjes-turke-takon-homologun-e-tij-saudit-ne-ankara

Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, ka takuar homologun e tij saudit, Khalid bin Salman Al Saud, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, ministri turk priti homologun e tij saudit në Ankara me një ceremoni zyrtare.

Shefat e mbrojtjes zhvilluan një takim midis dy delegacioneve, ku të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Metin Gürak dhe zv/ministri i mbrojtjes, Bilal Durdali.

Më herët, ministri saudit u prit në takim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Related posts

Gjendet pa shenja jete gjilanasi, dyshohet se persona të panjohur e grabitën dhe e lënduan

admin

Sveçla: Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug

admin

Policia gjermane dëbon me dhunë ‘aktivistët mjedisorë’ kundër minierës së qymyrit në fshatin perëndimor

admin