RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia gjermane dëbon me dhunë ‘aktivistët mjedisorë’ kundër minierës së qymyrit në fshatin perëndimor

policia-gjermane-debon-me-dhune-‘aktivistet-mjedisore’-kunder-minieres-se-qymyrit-ne-fshatin-perendimor

Policia gjermane është përleshur të premten dhe të shtunën me demonstrues ambjentalistë që protestojnë ndaj zgjerimit të një miniere të hapur qymyri në fshatin Luetzerath, në perëndim të vendit.

Qindra të rinj të organizuar mirë, ishin vendosur në shtëpitë e zbrazura të fshatit që duhet të shemben për zgjerimin e minierës, e cila do të furnizojë me lëndë të parë dy centrale energjitike.

Mes krizës energjitike, ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia dhe shpërthimit të dy gazsjellësve detarë drejt Gjermanisë, autoritetet kanë vendosur të shtojnë përdorimin e qymyrit për nevoja të brendshme.

Policia tha se ka larguar me forcë disa qindra të rinj aktivistë që tentonin të ndalonin shkatërrimin e fshatit të braktisur për zgjerimin e minierës.

Autoritetet thanë e pas rrëzimit të barrierave të ngritura nga aktivistët, disa prej tyre kishin hyrë në zonën e minierës.

Miniera furnizon centralet energjitike me linjit e qymyr dhe ka një rëndësi të shtuar pas ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia.

Por policia vendase tha se “aktivistët mjedisorë” përpiqen të ndalojnë punën e zgjerimit të minierës, ku përfshihet dhe prishja e një fshati në veri të Rhine-Westphalia.

Vendimi i zgjerimit të minierës u mor në tetor nga qeveria federale dhe ajo rajonale, përfshi dhe partinë E Gjelbër ambjentaliste. /tch

Related posts

Pelegrinët tregojnë se u vodhën nga sulmuesit e armatosur në Manastirin e Banjskës

rezart morina

“Izraeli kërkon të shkatërrojë Autoritetin Palestinez”

admin

Turqia bën paraqitjen e saj në GJND në rastin kundër Izraelit

admin6