RTV AHIRETI
KuzhinëLajmeRajon dhe Botë

Gjermanët të nervozuar pasi Turqia po do ta regjistrojë donerin si “produkt tradicional turk”

gjermanet-te-nervozuar-pasi-turqia-po-do-ta-regjistroje-donerin-si-“produkt-tradicional-turk”

Kërkesa e Turqisë për regjistrimin e donerit si produkt tradicional turk në Bashkimin Evropian shkaktoi reagime të forta në Gjermani.

Federata Ndërkombëtare e Donerit nga Stambolli ka aplikuar për ta njohur donerin si produkt turk dhe mbrojtjen e standardeve të prodhimit të tij, shkruan “Hurriyet”.

Aplikimi i Turqisë u botua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian më 24 prill dhe tani është periudha tremujore për apelime para se të merret vendimi përfundimtar.

Nëse pranohet aplikimi turk, doneri do të marrë të njëjtën mbrojtje si pica italiane dhe shampanja franceze.

Kjo do të thotë se doneri do të njihet globalisht si produkt i Turqisë. Do të ketë edhe fitime financiare.

Gjermania kundërshtoi aplikimin e Turqisë, duke theksuar “rëndësinë e madhe kulturore” të donerit në vend. Ky ushqim i shpejtë, i cili u soll në Gjermani nga emigrantët turq, është bërë shumë i popullarizuar dhe një e treta e gjermanëve thuhet se hanë një doner të paktën një herë në muaj.

Shumë në Gjermani e shohin aplikimin turk për të mbrojtur donerin si sulm ndaj identitetit të tyre kulturor.

Related posts

Shtatë të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet e reja ajrore izraelite në Liban

Irfan Jahiu

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

admin

Zvicra thotë se sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit shkelin të drejtën ndërkombëtare

RTI