RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori saudit mbërrin në Teheran pas 7 vitesh ndërprerje

ambasadori-saudit-mberrin-ne-teheran-pas-7-vitesh-nderprerje

Ambasadori i parë i Arabisë Saudite në Iran që nga rifillimi i marrëdhënieve diplmatike ka mbërritur në Teheran për të marrë detyrat zyrtare, transmeton Anadolu.

“Mbretëria dhe Irani janë fqinjë dhe kanë shumë komponentë ekonomik, burime natyrore dhe avantazhe që kontribuojnë në rritjen e aspekteve të zhvillimit, prosperitetit, stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, tha ambasadori saudit në Teheran, Abdullah al-Anzi.

Masa vjen disa orë pasi ambasadori iranian, Alireza Enayati, tha se ai do të udhëtojë në Riad për të rifilluar misionin e tij diplomatik.

Irani dhe Arabia Saudite ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në janar të vitit 2016 pasi ambasada saudite në Teheran dhe konsullata në Mashhad u sulmuan nga turma të zemëruara pas ekzekutimit të një kleriku shiit saudit.

Dy rivalët rifilluan marrëdhëniet diplomatike pas ndërmjetësimit nga Kina në fillim të këtij viti.

Related posts

Sulmin vdekjeprurës në Rafah/ Netanyahu e quan “incident tragjik”: Ka nisur hetimi, është jetike që të merret çdo masë për…

admin

Vuçiq akuzon KFOR-in

admin

Erdogan: Turqia po e menaxhon me kujdes konfliktin në Lindjen e Mesme, pa rënë në kurthe

Muhamet Ramadani