RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk e konsideron tërheqjen nga gara presidenciale

shtepia-e-bardhe:-biden-nuk-e-konsideron-terheqjen-nga-gara-presidenciale

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Joe Biden nuk po mendon të heq dorë nga gara presidenciale 2024 mes thirrjeve për tërheqje pas performancës së tij të dobët gjatë debatit të javës së kaluar, transmeton Anadolu.

“Absolutisht jo, absolutisht”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kur u pyet nëse Biden po mendon të tërhiqet.

“Dhe ju e dëgjuat drejtpërdrejt edhe nga fushata”, theksoi ajo.

Biden po përballet me presion në rritje për t’u tërhequr nga gara pas performancës së tij të dobët gjatë një debati të enjten e javës së kaluar kundër ish-presidentit Donald Trump.

Disa demokratë besojnë se kandidatura e presidentit Biden do të dëmtojë mundësitë e partisë në zgjedhjet e nëntorit.

Related posts

Blinken: Armenia dhe Azerbajxhani t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për Karabakun

admin

9 pa’lestinezë të vr’arë në su’lmet iz’raelite në jug të Rripit të Ga’zës

admin6

Netanyahu: E nxituar të thuhet se u arrit marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin

admin