RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Armenia dhe Azerbajxhani t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për Karabakun

blinken:-armenia-dhe-azerbajxhani-t’i-zgjidhin-mosmarreveshjet-per-karabakun

Blinken ka bërë thirrje për dialog të drejtpërdrejtë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për të zgjidhur mosmarrëveshjet për Karabakun ose problemet që burojnë nga kjo

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken zhvilloi një bisedë me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan për çështjen e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Departamentit, Ned Price thuhet se “Sekretari Blinken siguroi kryeministrin Pashinyan se SHBA-ja po ndjek nga afër situatën në Karabak dhe përreth tij”.

Blinken ka bërë thirrje për dialog të drejtpërdrejtë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për të zgjidhur mosmarrëveshjet për Karabakun ose problemet që burojnë nga kjo.

Ushtria e Azerbajxhanit zhvilloi një operacion, pas martirizimit të një ushtari azerbajxhanas si pasojë e aktit terrorist dhe sabotues më 3 gusht të forcave ilegale armene që ndodhen në rajonin nën kontrollin e elementëve të përkohshëm rusë në Karabak.

Në operacionin e emërtuar “Kısas” u eliminuan pozicionet e elementëve të armatosur ilegale armene dhe njësia ushtarake u godit nga ajri. /aa

Related posts

Të paktën 18 palestinezë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës

admin6

Ministri i Jashtëm turk dhe shefi i OBI-së diskutojnë për sulmet e përsëritura ndaj Kuranit

admin

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë

admin6