RTV AHIRETI
Lajme

Kurti uron Amerikën për ditën e Pavarësisë, citon fjalët e Jeffersonit: Deklarata e Pavarësisë do të frymëzonte pjesën tjetër të botës

kurti-uron-ameriken-per-diten-e-pavaresise,-citon-fjalet-e-jeffersonit:-deklarata-e-pavaresise-do-te-frymezonte-pjesen-tjeter-te-botes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nder të shënimit të 248-vjetorit të Pavarësisë.

“Më 24 qershor 1826, Thomas Jefferson shprehu një dëshirë para vdekjes: që Deklarata e Pavarësisë do të frymëzonte pjesën tjetër të botës të “shpërthejë zinxhirët” dhe “të marrë bekimet dhe sigurinë e vetëqeverisjes”. Jefferson ndërroi jetë vetëm dhjetë ditë më vonë, më 4 korrik – ditëlindja e 50-të e vetë kombit që ai ndihmoi të themelohej”, ka shkruar Kurti në X.“Gati 200 vjet pas vdekjes së Jeffersonit, ne jemi ende duke punuar pa u lodhur për të përmbushur dëshirën e tij të fundit. Nga kabinat e votimit anembanë botës, te fushat e betejës patriotike të Ukrainës trime, le të vazhdojmë të gjithë të bëjmë pjesën tonë në këtë luftë të pafundme për të mbajtur gjallë Shpirtin e ’76-ës, për veten dhe për brezat që do të vijnë. Gëzuar katër korrikun!”.

The post Kurti uron Amerikën për ditën e Pavarësisë, citon fjalët e Jeffersonit: Deklarata e Pavarësisë do të frymëzonte pjesën tjetër të botës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pamje të reja pak pas atentatit ndaj Trump, policia dhe një agjent i Shërbimit Sekret shfaqen në çatinë ku ndodhet i vrarë autori i sulmit. Ja bisedat

admin

VOA: A mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA vota e të rinjve?

admin

Kuvendi i Kosovës sot debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi

rezart morina