RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli bo’mbardon një shkollë në Gaza, 5 persona të vr’arë dhe 15 të pla’gosur

iz’raeli-bo’mbardon-nje-shkolle-ne-gaza,-5-persona-te-vr’are-dhe-15-te-pla’gosur

Pesë palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj një shkolle ku po strehoheshin civilët në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga ekipet e Mbrojtjes Civile, si pasojë e sulmit gjithashtu janë lënduar 15 persona.

Në njoftim theksohet se trupat e pajetë të pesë personave janë nxjerrë nga rrënojat e shkollës së bombarduar.

Trupat e palestinezëve të vdekur dhe të atyre të plagosur u transferuan në Spitalin Baptist Al-Ahli.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 38.011, ndërsa numri i të plagosurve në 87.445.

Gjithashtu thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat.

Related posts

Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup

rezart morina

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë në Gaza u rrit në 562

admin

Moment historik, thirret Ezani për herë të parë nga xhamia në Nju Jork – VIDEO

rezart morina