Në një fillim historik, ezani i xhumasë u thirr sot me zë të lartë në xhaminë më të madhe të Nju Jorkut.
Kjo vjen pasi qyteti i Nju Jorkut lejoi xhamitë që të transmetonin ezanin për namazin e xhumasë si dhe gjatë Ramazanit.
Shumë muslimanë që merrnin pjesë në namazin e xhumasë në Qendrën Kulturore Islame të Nju Jorkut (ICCNY) në Manhattan i regjistruan momentet me celularët e tyre.
Të martën, kryebashkiaku Eric Adams njoftoi se qyteti i Nju Jorkut do të lejojë që ezani të transmetohet në oraret e caktuara çdo të premte dhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Për një kohë të gjatë, ka pasur konfuzion se cilat komunitete nuk u lejuan të përforcojnë thirrjet e tyre për lutje,” tha Adams në një konferencë shtypi ku morën pjesë përfaqësues nga shoqata të ndryshme të xhamive dhe fondacione muslimane.
“Sot, ne po shkurtojmë burokracinë dhe po themi qartë se xhamitë dhe shtëpitë e adhurimit janë të lira për të thirrur ezanin e tyre të premteve dhe gjatë Ramazanit pa një leje të nevojshme,” shtoi ai.
Sipas udhëzimit të ri, një xhami mund të transmetojë ezanin çdo të premte midis orës 12:30. dhe ora 13.30 si dhe në kohën e iftarit gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit.
Drejtuesit e komunitetit musliman shprehën mirënjohje për kryetarin e Nju Jorkut dhe zyrtaret tjerë. /mesazhi

