RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Laburistët sigurojnë shumicë të qartë në zgjedhjet britanike, sipas “exit poll”-it

laburistet-sigurojne-shumice-te-qarte-ne-zgjedhjet-britanike,-sipas-“exit-poll”-it

Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisjeje nga Partia Konservatore, ka treguar rezultati i një “exit poll”-i që u publikua menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, në natën e së enjtes.

Sipas këtij sondazhi, udhëheqësi i Laburistëve, Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm britanik. Partia e tij, sipas “exit poll”-it, pritet t’i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.

Elektorati duket t’i ketë dhënë një goditje të madhe Konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010. Ata pritet t’i kenë 131 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit.

Rezultatet e plota të zgjedhjeve priten gjatë orëve të ardhshme.

“Exit poll” i Britanisë u krye nga firma anketuese Ipsos, dhe u kërkoi njerëzve që dilnin nga qindra vendvotime të mbushnin një imitim fletëvotimi për të treguar se si kishin votuar.

Ky sondazh zakonisht mundëson një projeksion të besueshëm, ndonëse jo të përpiktë të rezultatit final të zgjedhjeve. /rel

Related posts

Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi imunitetin presidencial, fitore për Trump! Presidenti Biden e kritikon: Ky komb u themelua mbi parimin se s’ka mbretër në Amerikë

admin

Forcat izraelite vrasin një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon me shkatërrimin e Bejrutit ngjashëm si Gazën

admin