RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra izraelitë protestuan me kërkesën për “marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve”

mijera-izraelite-protestuan-me-kerkesen-per-“marreveshje-per-shkembimin-e-pengjeve”

Izraelitët mbajtën protestë në Kudsin Perëndimor me kërkesën për nënshkrimin e marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve me grupet palestineze për të rikthyer pengjet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Channel 12”, mijëra izraelitë marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor.

Protestuesit të cilët kërkuan marrëveshje me grupet palestineze për shkëmbimin e pengjeve dhe zgjedhje të parakohshme, akuzuan Netanyahun për “rrezikimin e sigurisë së Izraelit”.

Kryeqyteti Tel Avivi gjithashtu gjatë ditës ka qenë skenë e protestave antiqeveritare.

Izraelitët që kërkuan të shkohet në zgjedhje të parakohshme, mbyllën një autostradë në afërsi të Tel Avivit. Në protestë demonstruesit mbajtën pankarta me mbishkrimin “qeveri e shkatërrimit mjaft”.

Related posts

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

Muhamet Ramadani

Ministria e Financave sërish me thirrje për përfituesit e skemave pensionale

Muhamet Ramadani

Trupat e ushtarëve që humbën jetën në rrëzimin e avionit të ngarkesës u sollën në Turqi

admin