RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra izraelitë protestuan me kërkesën për “marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve”

mijera-izraelite-protestuan-me-kerkesen-per-“marreveshje-per-shkembimin-e-pengjeve”

Izraelitët mbajtën protestë në Kudsin Perëndimor me kërkesën për nënshkrimin e marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve me grupet palestineze për të rikthyer pengjet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Channel 12”, mijëra izraelitë marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor.

Protestuesit të cilët kërkuan marrëveshje me grupet palestineze për shkëmbimin e pengjeve dhe zgjedhje të parakohshme, akuzuan Netanyahun për “rrezikimin e sigurisë së Izraelit”.

Kryeqyteti Tel Avivi gjithashtu gjatë ditës ka qenë skenë e protestave antiqeveritare.

Izraelitët që kërkuan të shkohet në zgjedhje të parakohshme, mbyllën një autostradë në afërsi të Tel Avivit. Në protestë demonstruesit mbajtën pankarta me mbishkrimin “qeveri e shkatërrimit mjaft”.

Related posts

Të paktën 12 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

RTI

Sulmi ajror izraelit i vrau tre djemtë dhe nipërit në prag të bisedimeve për pengjet, lideri i Hamasit: Nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona!

admin

Çmimi i derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme

admin