RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dogana sekuestron 130 paketime me barna te kontrabanduara në Prishtinë

dogana-sekuestron-130-paketime-me-barna-te-kontrabanduara-ne-prishtine

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, ka gjetur 130 paketime të barnave në një barnatore në Prishtinë të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

Sipas njoftimit të doganës, informata është dhënë nga qytetarët se në një barnatore gjenden barna pa banderola.

“Në Prishtinë, Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore. Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë. Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

Related posts

Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht

RTI

Zjarret masive në Greqi/ Humb jetën një person, vijojnë evakuimet e banorëve

admin

Erdoğan: Aktorët perëndimorë, veçanërisht SHBA, janë bërë ro’bër të Iz’raelit

admin