RTV AHIRETI
Lajme

Organizata humanitare alarmon për rritjen e varfërisë në Francë

organizata-humanitare-alarmon-per-rritjen-e-varferise-ne-france

Organizata humanitare “Catholic Relief” ka paralajmëruar se po përkeqësohet varfëria në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit vjetor të organizatës, 48 për qind e familjeve që kërkuan ndihmë nga organizata në vitin 2021 nuk kishin buxhet të mjaftueshëm për t’u ushqyer.

Pas pagesës së faturave dhe shpenzimeve të pashmangshme, gjysma e familjeve që kërkuan ndihmë kishin 295 euro në dispozicion për të përfunduar muajin. Kjo përfaqëson një bilanc prej më pak se 5 euro në ditë për person. Organizata vlerëson se nevoja minimale për ushqim ditor është 7 euro.

Rreth 75 për qind e përfituesve të ndihmës në organizatën “Catholic Relief” janë të rinj. Për shkak të krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve në vitin 2022, organizata pret që situata të përkeqësohet.

“Këto familje tashmë po bëjnë gjithçka për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike dhe gazit, si do ta menaxhojnë nëse çmimet do të rriten me 15 për qind vitin e ardhshëm?”, pyet Veronique Devise, presidentja e organizatës “Catholic Relief, teksa fliste për gazetën La Depeche.

Organizata bën thirrje për rritjen e përfitimeve minimale sociale në 40 për qind nga të ardhurat mesatare dhe përshtatjen e tyre me inflacionin.

Related posts

Gaza, rritet në 28.985 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

Debati për hapjen e Urës së Ibrit, KFOR: Palët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione

admin

SHBA-të rrëzojnë një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtëses në Detin Arabik

admin