RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezia kërkon anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB

indonezia-kerkon-anetaresimin-e-plote-te-palestines-ne-okb

Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi zhvilloi takim me Komitetin e OKB-së për Ushtrimin e të Drejtave të Pamohueshme të Popullit Palestinez (CEIRPP) dhe përsëriti thirrjen e saj “për të mbështetur anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB”, transmeton Anadolu.

Nga platforma e medias sociale X, Marsudi dha deklaratë lidhur me takimin e zhvilluar me CEIRPP me qëllim për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për Palestinën.

“Zhvilluam diskutim të frytshëm për sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për Palestinën dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete përmes punimeve të CEIRPP”, deklaroi ministrja e Jashtme, Marsudi.

Duke bërë thirrje për “armëpushim urgjent dhe të përhershëm”, Marsudi tha: “Duhet të sigurohet ndihmë humanitare e papenguar për Palestinën. Duhet t’i jepet fund pushtimit dhe vendbanimeve të paligjshme të Izraelit. Duhet të mbështetet anëtarësimi i plotë i Palestinës në OKB”.

Related posts

Hungaria merr presidencën e BE me sloganin ‘Make Europe Great Again’/ DW: Si do të shkojnë punët, kur shumë procese do drejtohen nga një anëtar që mendon ndryshe

admin

Ndërpritet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë për shkak të reshjeve

admin

Turqia, dëme të drejtpërdrejta prej 25 miliardë dollarësh nga tërmetet

rezart morina