RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti do të presë një delegacionin izraelit, mediat e huaja: Hamasi pranon të negociojë për fatin e pengjeve

egjipti-do-te-prese-nje-delegacionin-izraelit,-mediat-e-huaja:-hamasi-pranon-te-negocioje-per-fatin-e-pengjeve

Hamasi pranon të negociojë për fatin e pengjeve dhe lirimin e të burgosurve palestinezë në mungesë të një armëpushimi të përhershëm, kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i lëvizjes që sundon Rripin e Gazës, shkruajnë mediat e huaja.

“Hamasi kërkoi marrëveshjen e Izraelit për një armëpushim të përhershëm si kusht për negociatat. Kjo pikë u tejkalua pasi ndërmjetësit u zotuan se për aq kohë sa negociatat janë duke vazhduar, armëpushimi do të mbetet në fuqi”, thuhet ndër të tjera.

Në Kajro, “Al Qahera News TV” raportoi, se drejtori i CIA-s William Burns do të vizitojë kryeqytetin egjiptian këtë javë.

Sipas një burimi tjetër, kreu i CIA-s do të udhëtojë këtë javë në Katar. Egjipti do të presë një delegacion izraelit në të njëjtën kohë. /abcnews

Related posts

ShBA-ja mirëpret vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegalë në RKS

rezart morina

Opozita në Shqipëri në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

rezart morina

Iz’raeli arreston predikuesin e Xhamisë Al-Ak’sa pasi u lut për kreun e vr’arë të Hamasit

rezart morina