RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli arreston predikuesin e Xhamisë Al-Ak’sa pasi u lut për kreun e vr’arë të Hamasit

iz’raeli-arreston-predikuesin-e-xhamise-al-ak’sa-pasi-u-lut-per-kreun-e-vr’are-te-hamasit

Policia izraelite arrestoi predikuesin e Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Ekrima Sabri, për shkak të lutjeve për shefin e vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh, raporton Anadolu.

Haniyeh u vra të mërkurën në Teheran, kryeqyteti i Iranit. Teksa Hamasi dhe Irani fajësuan Izraelin për vrasjen, Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë për vrasjen.

Një nga të afërmit e Sheikh Sabrit tha për Anadolu se oficerët e policisë izraelite hynë në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor të pushtuar dhe e arrestuan atë.

Pas namazit të xhumasë në Xhaminë Al-Aksa, Sabri udhëhoqi namazin e xhenazes në mungesë për kreun e vrarë të Hamasit.

“Populli i Kudsit dhe rrethinat e Kudsit nga minberi i xhamisë së bekuar Al-Aksa shprehin keqardhje për dëshmorin Ismail Haniyeh”, tha ai gjatë predikimit.

Pas predikimit, policia izraelite tha se po hetonte nëse deklarata përbënte “nxitje” dhe se ata do të vepronin në përputhje me rrethanat.

Predikuesi 85-vjeçar u arrestua disa herë nga forcat izraelite në të kaluarën dhe iu ndalua hyrja në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për disa muaj.

Sheikh Sabri është një kritik i vendosur i pushtimit izraelit prej dekadash të territoreve palestineze. Ai kishte mbajtur më parë postin e myftiut të Kudsit dhe territoreve palestineze nga viti 1994 deri në vitin 2006.

Related posts

“Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm”- Rusia kryen sulme të mëdha kundër termocentraleve ukrainase!

admin

Aliyev: Armenia nuk është e interesuar për marrëveshjen e paqes

admin

Goditje e fortë tërmeti para mesnate në Italinë e Jugut, ndjehet edhe në Napoli

Muhamet Ramadani