RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kavazoviç: Rezoluta për gje’nocidin në Srebrenicë ishte një mundësi historike për popullin serb që të përballet me të kaluarën

kavazovic:-rezoluta-per-gje’nocidin-ne-srebrenice-ishte-nje-mundesi-historike-per-popullin-serb-qe-te-perballet-me-te-kaluaren

Reisul-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë, Husein ef. Kavazoviq tha se Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë përfaqësonte një mundësi historike për popullin serb që të përballet me të kaluarën, por kjo mundësi u humb. Duke folur për Radio Sarajevën, Kavazoviç theksoi pasigurinë aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë, të shkaktuar nga politika të papërgjegjshme dhe paralajmëroi për rrezikun e një përsëritjeje të konfliktit.

Kavazovic ka komentuar edhe situatën në Gaza, duke shprehur shqetësimin për mungesën e efikasitetit ndërkombëtar në ndalimin e agresionit dhe shkatërrimit. Ai theksoi rëndësinë e paqes dhe nevojën për politika të përgjegjshme që parandalojnë konflikte të reja.

Duke iu referuar përkujtimit të 29-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kavazoviç përsëriti se miratimi i Rezolutës ishte një mundësi për t’u përballur me të kaluarën dhe për të dënuar politikat destruktive. Ai gjithashtu theksoi ekzistencën e gjërave të mira në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat shpesh janë nën hijen e politikave të papërgjegjshme.

Duke folur për “kuvendin gjithëserb” dhe retorikën që pasoi, Kavazoviç shprehu shqetësimin për rolin e institucioneve fetare, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe promovim të dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit për vlerat universale. /mesazhi

Related posts

Irani thotë se kompleksi i pasurimit bërthamor në Natanz u godit përsëri në sulmin amerikano-izraelit

Kushtrim Guraj

Zelanda e Re dhe Australia hyjnë në vitin e ri 2024

admin

Varianti i ri i COVID-19 përhapet në Britaninë e Madhe

Muhamet Ramadani