RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 38.193 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-38.193-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 38.193 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 276 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 3 “masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 40 palestinezë ndërsa 75 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 38.193 ndërsa i të plagosurve në 87.903.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Gaza, 250 mijë persona janë pa punë për shkak të bllokadës izraelite

Muhamet Ramadani

​Keqpërdorim të detyrës, kërkohet paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve

admin

Stambolli e nis kështu 2026-ën: në këmbë për Palestinën!

RTI