RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tarët iz’raelitë arr’estojnë 30 pa’lestinezë në Br’egun Perëndimor

ush’taret-iz’raelite-arr’estojne-30-pa’lestineze-ne-br’egun-perendimor

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 30 palestinezë, përfshirë fëmijë në bastisjet që kryen në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhdojnë bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Ushtria izraelite në 24 orët e fundit ka arrestuar të paktën 30 palestinezë të tjerë, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe ish të burgosur në qytetet Ramallah, Jenin, Qalqilya, Betlehem, Nablus, El-Khalil dhe Tubas të Bregut Perëndimor.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.580 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.

Që kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve.

Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, janë vrarë 571 palestinezë.

Related posts

Erdoğan: Turqia qëndron në krah të Libanit

admin

Kosova i ashpërson sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

rezart morina

Ben-Gvir kërcënon të tërhiqet nga qeveria nëse ka ar’mëpushim me He’zbollahun

admin