RTV AHIRETI
AutoLajmeRajon dhe Botë

Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, BYD, do të ndërtojë fabrikë në Turqi

prodhuesi-me-i-madh-ne-bote-i-automjeteve-elektrike,-byd,-do-te-ndertoje-fabrike-ne-turqi

Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, BYD nga Kina, ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë turke të Industrisë dhe Teknologjisë për të bërë investime në Turqi, raporton Anadolu.

Firma pritet të ndërtojë një fabrikë në Turqi me një kapacitet për të prodhuar 150.000 automjete, si dhe një qendër mobiliteti dhe kërkim-zhvillimi (R&D) me një investim total prej 1 miliard dollarësh, tha ministria.

Firma pritet të fillojë prodhimin në fund të vitit 2026 dhe të krijojë 5.000 vende pune direkt në vend.

Sot, palët nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni ku morën pjesë presidenti Recep Tayyip Erdoğan, Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır dhe kryetari dhe CEO i BYD-së, Wang Chuanfu.

Erdoğan u takua gjithashtu me një delegacion të BYD-së në Istanbul.

Turqia sot njoftoi gjithashtu vendosjen e një takse shtesë prej 40 për qind për automjetet e importuara nga Kina për të rritur pjesën e prodhimit vendas në tregun turk dhe për të inkurajuar investimet.

Komisioni i BE-së njoftoi gjithashtu tarifa shtesë për automjetet elektrike nga Kina.

SWM, një tjetër prodhues kinez i makinave, njoftoi po ashtu se do të aplikojë për të ndërtuar një fabrikë në Turqi.

Related posts

Sveçla tregon detajet: Jankoviç është dërguar në paraburgim për prishje të rendit në Serbi

admin

Presidenti Erdoğan takon homologun amerikan Biden në Madrid

admin

Rusia kërkoi të futej në agjendë për diskutim tema për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Jugosllavisë, Perëndimi nuk e lejon

admin