RTV AHIRETI
Lajme

Rushiti: Statistikat e ikjes të banorëve nga Maqedonia janë alarmante, barazohen me ikjen nga vendet e luftës

rushiti:-statistikat-e-ikjes-te-banoreve-nga-maqedonia-jane-alarmante,-barazohen-me-ikjen-nga-vendet-e-luftes

Profesori universitar dhe ish-ministër i Arsimit Sulejman Rushiti tha se statistikat e ikjes të banorëve të Maqedonisë së Veriut janë alarmante. Ai thotë se me këtë ritëm të ikjes RMV-ja është barazuar me vendet që janë në kriza lufte.

“Fatkeqësisht Maqedonia arriti që me statistika të barazohet me ikjen e banorëve njësoj siç ku janë vendet e luftës, pra me Sirinë. Dhe kjo është alarmante dhe është një këmbanë e fuqishme alarmi që të gjithë dinjitarët, pra të gjithë personat publik, të gjithë personat që kanë përgjegjësi publike të merren me këto çështje”, tha Rushiti në “ClickPlus”.

Rushiti tha se duhet të jepet ndonjë ofertë konkret për ta zgjidhur këtë si problematik./Telegrafi/

The post Rushiti: Statistikat e ikjes të banorëve nga Maqedonia janë alarmante, barazohen me ikjen nga vendet e luftës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Bosnjë-Hercegovinë/ Termocentral me gaz, me vlerë 150 milionë euro

admin

Borrell: Kosova dhe Serbia të tregojnë urgjentisht gatishmëri për uljen e tensioneve

admin

Gazetari Manaj: Kryeministri britanik kërkon të marrë vota duke goditur emigracionin

admin