RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bosnjë-Hercegovinë/ Termocentral me gaz, me vlerë 150 milionë euro

bosnje-hercegovine/-termocentral-me-gaz,-me-vlere-150-milione-euro

Kompania boshnjake e naftës, Rafinerija Nafte Brod, synon të ndërtojë një termocentral me gaz 100 MW në Republikën Serbe të Bosnjë-Hercegovinës, në një investim me vlerë 150 milionë euro (152.9 milionë dollarë), tha qeveria.

Kompania po kryen aktualisht një studim fizibiliteti për projektin dhe planifikon të paraqesë një kërkesë për një koncesion pas përfundimit të studimit, tha qeveria e Republikës Serbe në një deklaratë të enjten.

Qeveria ka miratuar një marrëveshje për bashkëpunim me kompaninë në lidhje me projektin, tha ajo.

Aksionet e Rafinerija Nafte u tregtuan për herë të fundit më 7 korrik, me 0,011 marka (0,0052$/0,0051 euro).

Rafinerija Nafte, me qendër në Brod, në pjesën veriperëndimore të Republikës Serbe, zotërohet me shumicë nga kompania ruse NeftegasInCor.

Republika Serbe është një nga dy pjesët autonome të Bosnjë-Hercegovinës. Tjetra është Federata e Bosnjë-Hercegovinës. /monitor

Related posts

Mbahet takimi i parë i mekanizmit të përbashkët midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë

admin

Rama: Kryesimi i Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria, moment krenarie

admin

Hagë, protestuesit thirrje që t’i jepet fund “gjenocidit të Izraelit në Gaza”

admin6