RTV AHIRETI
Lajme

Pagesa për kalim në aksin Thumanë-Kashar prej 2.1 euro nis në ditët në vijim

pagesa-per-kalim-ne-aksin-thumane-kashar-prej-2.1-euro-nis-ne-ditet-ne-vijim

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse./RTSH

The post Pagesa për kalim në aksin Thumanë-Kashar prej 2.1 euro nis në ditët në vijim first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Zyrtarët palestinezë i cilësojnë si “revolucion” protestat në universitetet amerikane dhe evropiane

admin

Serbia dërgon notë proteste pasi ministri kroat e quajti Vuçiqin “satelit rus në Ballkan”

rezart morina

Inteligjenca amerikane: Hakerët kinezë vodhën miliona dollarë gjatë pandemisë

admin