RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia dërgon notë proteste pasi ministri kroat e quajti Vuçiqin “satelit rus në Ballkan”

serbia-dergon-note-proteste-pasi-ministri-kroat-e-quajti-vuciqin-“satelit-rus-ne-ballkan”

Serbia ka dërguar notë proteste pasi ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic-Radman, e përshkroi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si “satelit” rus në Ballkan.

Ministri kroat ka deklaruar në televizionin N1 të shtunën se Vuçiq duhet të vendosë në cilën anë është, në atë të Rusisë apo të Bashkimit Evropian, ka raportuar TheGuardian të dielën. Sipas Grlic-Radman, “është e pamundur dhe e pakëndshme të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”.

“Ai s’duhet të ketë dilemë të madhe”, ka thënë ministri i Jashtëm, duke theksuar se Vuçiqi mund të mbetet aleat i Moskës, por ndikimi i keq rus “mund të minojë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”.

“Ministri kroat jo vetëm që ndërhyn ashpër në punët e brendshme të Serbisë, por si zakonisht gënjen dhe fyen popullin serb dhe kërcënon qytetarët e tij…Grlic-Radman ka të drejtë për një gjë, ndoshta unë jam satelit i dikujt…por nuk kam qenë kurrë shërbëtor i askujt, e që s’mund të thuhet edhe për Grlic-Radman”, ka shkruar presidenti Vuçiq në Instagram.

Në notën e protestës, ministria e Jashtme e Serbisë ka thënë se pret në të ardhmen që zyrtarët kroatë “të përmbahen nga deklarimet që prezantojnë ndërhyrje në punët e brendshme”.

“Të udhëheqin një politikë pajtimi dhe raportesh të mira fqinjësore mes dy shteteve”, thuhet në reagimin serb. /koha

Related posts

Shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina

Hevzi

Viti i Ri 2026 mbërrin edhe në Australi, festime me spektakël fishekzjarrësh, por edhe me masa të rrepta sigurie

admin

Inxhinierja shqiptare që po drejton kompaninë më të madhe në botë të Inteligjencës Artificiale

Muhamet Ramadani